Merkel e do Britaninë brenda BE-së

Bota

Merkel e do Britaninë brenda BE-së

Më: 29 maj 2015 Në ora: 15:36

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se ajo do të punojë në mënyrë konstruktive me kryeministrin britanik, David Cameron, për reformimin e Bashkimit Evropian, duke shprehur kështu dëshirën që të mbajë Britaninë brenda bllokut.

“Kur ka dëshirë, gjendet edhe mënyra”, ka thënë Merkel, në një konferencë të përbashkët për media me Cameronin, në Berlin. “Dua të gjej zgjidhje”, ka shtuar ajo.

Cameron është zotuar se do të mbajë referendum për anëtarësinë e Britanisë në Bashkimin Evropian, më 2017.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat