Nga shpërthimet në Bagdat 10 të vrarë e 27 të plagosur

Bota

Nga shpërthimet në Bagdat 10 të vrarë e 27 të plagosur

Më: 29 maj 2015 Në ora: 09:05

Të paktën 10 persona janë vrarë nga shpërthimet e dy autobombave që kanëndodhur në mesnatë në Bagdat, pranë dy hoteleve luksoze.

Autoritetet thanë se shpërthimet, janë dëgjuar në qendër të qytetit.

Sipas policisë dhe një zyrtari të Ministrisë së Brendshme, por edhe burimeve mjekësore, thuhet se të paktën 27 persona janë plagosur.

Policia ka deklaruar po ashtu se forcat e sigurisë kanë gjetur një bombë makinë në parkingun e hotelit Babilonisë dhe ka çaktivizuar atë.

Asnjë grup deri më tash nuk ka marr përgjegjësinë për shpërthimet, por militantët e shtetit islam gjatë javëve të fundit kanë sulmuar kryeqytetin e Irakut.

Grupi militant është duke u ndeshur me forcat qeveritare rreth 30 kilometra në perëndim të kryeqytetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat