Mbi 1,000 të vdekur nga i nxehti në Indi

Bota

Mbi 1,000 të vdekur nga i nxehti në Indi

Më: 27 maj 2015 Në ora: 07:26

Ka kaluar 1,000 numri i të vdekurve nga vala e të nxehtit që ka përfshirë Indinë, me temperatura gati 50 gradë Celsius.

Shumica e vdekjeve kanë ndodhur në shtetet jugore Telangana dhe Andhra Pradesh, ku së paku 1,118 njerëz kanë vdekur qysh nga java e kaluar.

Sipas meteorologëve, temperaturat pritet të bien në disa zona në ditët e ardhshme.

Spitalet janë në gjendje gatishmërie për të trajtuar njerëzit e goditur nga i nxehti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat