Protesta kundër vjedhjeve mbyll Kullën Eiffel

Bota

Protesta kundër vjedhjeve mbyll Kullën Eiffel

Më: 22 maj 2015 Në ora: 15:26

Kulla Eiffel në Paris është mbyllur për disa orë, për shkak të protestës së stafit.

Punëtorët kanë protestuar kundër vjedhjeve nga bandat, që bëhen në zonën përreth Kullës.

Kompania që menaxhon atraksionin e madh turistik ka thënë se është duke punuar me policinë për të garantuar sigurinë e stafit dhe të publikut dhe se i vjen keq që “vizitorët po ndëshkohen”.

Zona përreth Kullës thuhet se është bërë magnet për hajdutët që sulmojnë sidomos turistët aziatikë.

Kulla 126-vjeçare është simbol i Parisit dhe një nga monumentet më të njohura në botë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat