Më shumë se 200 gra të liruara nga Boko Haram janë shtatzënë

Bota

Më shumë se 200 gra të liruara nga Boko Haram janë shtatzënë

Më: 5 maj 2015 Në ora: 20:13

Rreth 214 gra të cilat jo fort moti janë shpëtuar nga terroristët e Boko Haram, janë në gjendje ndryshe, kanë lajmëruar mediat lokale ndërsa transmeton Rusia Today

Shumë nga to janë testuar për shkak të sëmundjeve të ndryshme dhe infeksione, përfshirë edhe virusi HIV.

"214 nga to janë në faza të ndryshme të shtatzënësisë, disa janë veç disa muajsh shtatzënë, tek disa veç tash është zbuluar. Ne po tentojmë t’i stabilizojmë dhe të brengosemi për to”, kanë thënë nga Fondi i OKB-së në Nigeri.

Ushtria nigeriane ka njoftuar se në ditët që shkuan ka liruar gati 700 gra që I kishin rrëmbyer ekstremistët e Boko Haram.

“Shumica e fëmijëve që janë liruar së bashku me gratë kanë lindur atje”, ka thënë Fondi./KP/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat