Në Nepal ndihma kthehet në fshatrat e thella

Bota

Në Nepal ndihma kthehet në fshatrat e thella

Më: 4 maj 2015 Në ora: 11:24

Qeveria e Nepalit ka ftuar shpëtimtarët e huaj në Katmandu që kanë ndihmuar njerëzit që të nxirren nga gërmadhat që të kthehen në shtëpi pasi që ai mision ka përfunduar.

Ministri i Informacionit në Nepal Minendra Rixhal ka thënë se puna e madhe e shpëtimit në Katmandu dhe në rrethinë ka përfunduar se operacionet tjera të mbetura do t’i kryejnë punëtorët lokalë.

Pjesa më madhe e punës nuk është kryer në fshatrat ku grupet humanitare vullnetarisht mund të punojnë me policinë lokale dhe ushtarët shpëtimtarë ka thënë ministri Rixhal, transmeton agjencia AP.

Nga tërmeti që ka goditur Nepalin më 25 prll, mbi 4 mijë shpëtimtarë nga 34 vende kanë ardhur që të ndihmojnë në operacione të shpëtimit dhe sigurimin e ndihmave humanitare si dhe ushqim.

Numri i të vdekurve që është më I madhi në 80 vjet e fundit, është rritur në 7 mijë e 276 dhe rreth 14 mijë të lënduar, ndërsa zyrtarët thonë se ky nuk është numri definitive dhe kanë frikë se kjo shifër do të jetë e ditur kur të përfundojë e gjithë misioni i shpëtimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat