Nepal: Në fokus të autoriteteve – ndihma për viktimat e tërmetit

Bota

Nepal: Në fokus të autoriteteve – ndihma për viktimat e tërmetit

Më: 2 maj 2015 Në ora: 14:52

Autoritetet e Nepalit thonë se janë të fokusuara në dërgimin e ndihmave në ushqim dhe ilaçe në rajonet e largëta të goditura në tërmeti shkatërrues i javës së kaluar, pasi janë të ulëta parashikkimet për gjetjen eventuale të mbijetuarve të tjerë.

“Tash prioritet do të jetë dërgimi i ushqimit dhe i ndihmave, veçanërisht në rrethet më se tepërmi të goditura”, tha mbrëmë vonë zëdhënësi i ministrisë së brendshme, Laxmi Drahal.

Sipas tij, “është vështirë të gjenden të mbijetuar nën gërmadha një javë pas tërmetit”.

Tashmë zyrtarisht është konfirmuar se nga tërmeti kanë humbur jetën 6,621 vetë, ndërsa më se 14 mijë të tjerë janë lënduar.

Në mesin e të vdekurve gjenden së paku 50 persona të jashtëm. Nga ana tjetër, së paku 1,000 alpinistë dhe këmbësorë evropianë konsiderohen të zhdukur.

Kombet e Bashkuarra vlerësojnë se 8 milionë prej 28 milionë banorëve të Nepalit, janë prekur nga tërmeti i javës së kaluar, që ishte më i fuqishmi në 80 vitet e fundit, ndërsa së paku 2 milionë njerëzve u nevojiten tenda, ujë, ushqim dhe ilaçe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat