Iran: Ndalohet revista për gra që ‘nxit’ bashkëjetesën

Bota

Iran: Ndalohet revista për gra që ‘nxit’ bashkëjetesën

Më: 28 prill 2015 Në ora: 07:56

Komisioni iranian që kontrollon mediat e ka ndaluar një revistë mujore për gra me akuzën se “inkurajon” bashkëjetesën, e njohur si “martesa e bardhë” në republikën islamike.

‘Zanan-e Emruz’ (Gruaja e sotme) raportohet se ka publikuar një edicion të vecantë ku diskutohen aspekte të ndryshme të “martesës së bardhë” dhe arsyet që qëndrojnë prapa saj.

Bordi Mbikqyrës i Mediave në Iran mbrëmë ka njoftuar se revista mujore do të dërgohet në gjykatat e vendit për “shkeljen e vlerave islame dhe atyre kombëtare” duke promovuar këtë praktikë, raporton agjencia e lajmeve, Mehr.

Marrëdhëniet seksuale pa kurorë konsiderohen krim sipas ligjit islamik që zbatohet në Iran.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat