Nepali goditet sërish nga tërmeti, mbi 2000 të vdekur (Foto)

Bota

Nepali goditet sërish nga tërmeti, mbi 2000 të vdekur (Foto)

Më: 26 prill 2015 Në ora: 10:51

Numri i viktimave në Nepal ka tejkaluar shifrën prej 2200 të vdekurve ndërsa disa mijëra të tjerë konsiderohen të lënduar nga termeti i djeshëm që e goditi shtetin aziatik.

Ndërkohë që toka e Nepalit vazhdon të dridhet. Siç njofton Shërbimi Gjeologjik amerikan, termeti i sotëm ka qenë me magnitudë prej 6.7 të shkallës së Rihterit.

******************
Ka shkuar në gati 2 mijë numri i personave të vdekur si pasojë e tërmetit të fuqishëm të një dite më parë, ndërkaq përpjekjet për gjetjen dhe shpëtimin e njerëzve janë intensifikuar.

Shumë vende nga mbarë bota kanë ofruar ndihma humanitare për Nepalin, i cili përjeton katastrofën më të rëndë natyrore në 80 vitet e fundit.

17 persona janë vrarë në malin Everest nga ortekët, të cilët janë lëshuar në drejtim të fshatrave pranë tij për shkak të lëkundjeve të fuqishme.

Ndërkaq, një tronditje tjetër e fuqishme është regjistruar ditën e diel në Nepal, Indi dhe Bangladesh dhe dhjetëra zona janë evakuuar përreth Everestit për shkak të ortekëve.

Tërmeti i sotëm ishte me magnitutë 6.7 ballë, rreth 40 milje larg kryeqytetit Katmandu të Nepalit. Miliona njerëz kanë braktisur banesat e tyre dhe janë vendosur në terrene të hapura me çadra.

Numri i viktimave mund të rritet, pasi situata është ende e paqartë në shumë zona të largëta ku është e vështirë për të hyrë.

Dhjetëra rrugë janë shkëputur dhe prishur plotësisht nga rrëshqitjet e tokës dhe kjo ka vështirësuar dërgimin e ndihmave tek zonat e goditura.

Vetëm në kryeqytet janë shënuar më shumë se 700 persona të vdekur, por numri mund të rritet pasi ka ende gërmadha që nuk janë kontrolluar.

Mijëra të vdekur nga tërmeti në Nepal (Foto/Video)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat