Falluxha : IS e merr në kontroll një pendë me rëndësi

Bota

Falluxha : IS e merr në kontroll një pendë me rëndësi

Më: 25 prill 2015 Në ora: 19:47

Luftime të ashpra kanë ndodhur në veri të Falluxhas në mes të forcave irakiane dhe militantëve të Shtetit Islamik.

Derisa trupat dhe tanket irakiane i janë kthyer frontit sot, militantët e Shtetit Islamik e kanë marrë pjesërisht në kontroll një pendë uji në lumin Thirthar.

Një video e militantëve e postuar në internet tregon luftetarët e IS-it duke ecur lirshëm nëpër pendën në fjalë, e cila shërben për kontrollimin e vërshimeve në Bagdad dhe qytete të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat