Kim për herë të parë del jashtë vendit, shkon te Putini

Bota

Kim për herë të parë del jashtë vendit, shkon te Putini

Më: 24 prill 2015 Në ora: 14:06

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong do të qëndrojë në Moskë për të marrë pjesë në kremtimin e fitores mbi Gjermaninë fashiste më 9 maj.

Kjo do të jetë vizita e tij e parë në një vend të huaj.

Presidenti rus Vlladimir Putin ka ftuar Kim Jongun në festimin e 70 vjetorit të fitores në Luftën e Dytë Botërore.

Yuri Ushakov , këshilltar i Putinit tha se zyrtarët e Koresë së Veriut kanë konfirmuar ardhjen e Kim Jongut në Moskë më 9 maj.

Kjo do të jetë vizita e parë ë Kim Jongut në një shtet të huaj prej kur erdhi në krye të qeverisë në vitin 2011 dhe kjo është shenjtë për marrëdhënie të afërta me Moskën transmeton “Guardian” i Britanisë së Madhe.

Siç bëhet e ditur nga mediat ruse përveç kryetarit të Koresë së Veriut, mysafirë në Moskë më 9 maj do të jenë edhe kryetari i Serbisë Tomisllav Nikoliq, kryetari i Venezuelës Nikolas Maduro, ai i Azerbajxhanit Ilham Alijev , kryetari i Vietnamit Cioni Tan Sang , ai i Qipros Nikos Anastasiades , i Palestinës Mahmud Abaz , i Osetisë së Jugut Leonid Tibilov dhe kryeministri i Greqisë Aleksis Tsipras .

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat