Shpërthim në Pakistan, 9 persona të lënduar

Bota

Shpërthim në Pakistan, 9 persona të lënduar

Më: 24 prill 2015 Në ora: 13:01

Nëntë persona janë lënduar nga shpërthimi i një bombe pranë një stacioni policor në qytetin Peshawar të Pakistanit, më 24 prill.

Gjashtë nga të lënduarit shin policë.

Autoritetet thanë se mjeti eksploziv i improvizuar shpërtheu nën një urë pranë distriktit Gulbahar.

Dy nga policët e lënduar, thuhet se janë në gjendje kritike.

Zyrtarët e sigurisë thanë se te vendi ku shpërtheu bomba po bëhej punë ndërtimore, përpara stacionit.

Askush nuk e mori përgjegjësinë për sulmin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat