Pamjet e tmerrshme të ‘genocidit’ ndaj armenëve (Foto)

Bota

Pamjet e tmerrshme të ‘genocidit’ ndaj armenëve (Foto)

Më: 24 prill 2015 Në ora: 12:59

Në mbarë Armeninë kanë nisur ceremonitë për të përkujtuar 100- vjetorin e vrasjeve masive të armenëve nga turqit otomanë.

Presidentët e Francës dhe Rusisë janë bashkuar me liderë të tjerë në përkujtime.

Armenia thotë se 1.5 milionë njerëz janë vrarë, ndërsa Turqia i mohon këto shifra, madje thotë se ky nuk ishte genocid.

Ky koleksion me foto të tmerrshme është bërë nga amerikani John Elder, që rrezikoi të burgosej, për të nxjerrë jashtë vendit këto foto.

Këto foto kanë ndihmuar që të ndërtohet një çështje kundër Turqisë.

Shumë qeveri perëndimore, përfshi edhe SHBA, nuk e përdorin akoma fjalën genocid.

Presidenti amerikan lëshoi një deklaratë të kujdesshme, duke theksuar se ky është një nga krimet më të këqija të shekullit të shkuar.

Në fushatën e vitit 2008, Barack Obama u zotua se do të “njohë genocidin armen”.

Por çfarë ndodhi në vitin 1915?

Qindra mijëra armenë vdiqn nga duart e turqve, perandoria e të cilëve po shpërbëhej.

Shumë prej viktimave ishin civilë. / Mapo


















Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat