Al-Shabab përgjegjës për sulmin në Somali

Bota

Al-Shabab përgjegjës për sulmin në Somali

Më: 20 prill 2015 Në ora: 20:31

Grupi ekstremist al-Shabab mori përgjegjësinë për një sulm me bombë sot ndaj një autobusi të Kombeve të Bashkuara në Somalinë veriore që shkaktoi vdekjen e të paktën shtatë vetëve dhe plagosjen e disa të tjerëve.

UNICEF-i tha se katër nga anëtarët e personelit të saj humbën jetën dhe katër të tjerë ishin në gjendje të rëndë pas shpërthimit në qytetin Garowe, që ndodhi ndërsa ata shkonin nga rezidenca e tyre e banimit në zyrat e tyre.

Një zyrtar i policisë tha se mes të vdekurve ishin katër të huaj, dy somalezë dhe një nga autorët e sulmit. Nuk ka pasur detaje për kombësinë e punonjësve të huaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat