Projekte miliardash! Kina po na “pushton” me autostrada

Bota

Projekte miliardash! Kina po na “pushton” me autostrada

Më: 20 prill 2015 Në ora: 12:38

Nga Azia në Afrikë dhe Europë, shteti dhe miliarderët kinezë janë në një sulm të pashoq për investime në infrastrukturë.

Këto ditë edhe Shqipëria po e ndjen këtë “vërshim”.

Por ambiciet e Kinës janë të pandalshme.

Presidenti i Kinës, Xi Jinping do të mbërrijë në Pakistan, ku do të lajmërojë nisjen e investimeve në një shumë prej 46 miliardë dollarë.

Sipas BBC, fokusi i shpenzimeve do jetë ndërtimi i një korridori ekonomik Kinë- Pakistan- një rrjet rrugësh, hekurudhash dhe gazsjellësish.

Bëhet fjalë për 3 mijë kilometra në total, që do nisin nga Gwadar në Pakistan dhe do përfundojnë në rajonin Xinjiang në perëndim të Kinës.

Projekti do i japë Kinës akses direkt në Oqeanin Indian dhe përtej.

Ky shënon një përparim shumë të madh të ndikimit të Kinës në Azinë Jugore dhe Qendrore, thotë korrespondenti i BBC.

Tashmë Kina i tejkalon shpenzimet që bënte SHBA në Pakistan.

BBC thotë se mes dy vendeve do ndërtohet edhe një kabëll me fibra optike me një vlerë prej 44 milionë dollarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat