Kabul: Nga sulmi vetëvrasës – dhjetëra të vrarë e të plagosur

Bota

Kabul: Nga sulmi vetëvrasës – dhjetëra të vrarë e të plagosur

Më: 18 prill 2015 Në ora: 10:20

Së paku 30 vetë janë vrarë dhe afro 80 të tjerë janë plagosur nga një sulm i sotëm vetëvrasës me bombë në qytetin Xlahalabad, në pjesën lindore të Afganistanit.

Ky sulm ka ndodhur në një hapësirë përplot me njerëz në këtë vendbanim, që është kryeqytet i provincës afgane, Nangarhar.

Një zëdhënës i policisë ka thënë se shumica e viktimave janë civilë, megjithqë disa nga të vrarët apo të plagosurit mund të jenë policë.

Një përfaqësues i talibanëve në rrjetin Twitter e është shprehur kundër këtij sulmi dhe tha se “ne nuk jemi të involvuar”.

Policia thotë se hetimet lidhur me këtë sulm po vazhdojnë, ndërsa ka shqetësime se numri i të vrarëve mund të rritet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat