Turqia arreston nëntë britanikë

Bota

Turqia arreston nëntë britanikë

Më: 2 prill 2015 Në ora: 09:00

Forcat turke të sigurisë kanë thënë se kanë arrestuar nëntë shtetas britanikë, të cilët kanë bërë përpjekje të kalojnë ilegalisht në Siri.

Ushtria turke ka thënë përmes një deklarate se britanikët janë arrestuar pranë provincës Hatai, në anën turke të kufirit me Sirinë.

Nuk është e qartë se përse ata kanë bërë përpjekje të kalojnë kufirin.

Mijëra shtetas të huaj u janë bashkuar militantëve të Shtetit Islamik dhe grupeve të tjera radikale në Siri dhe Irak, shumica prej tyre duke kaluar kufirin përmes Turqisë.

Turqia është përballur me kritika për kontrollim jo të duhur të kufijve juglindorë.

Por, ajo ka akuzuar vendet evropiane për mosndalimin e xhihadistëve potencialë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat