Nëntë britanikë deshën të shkojnë ilegalisht në Siri

Bota

Nëntë britanikë deshën të shkojnë ilegalisht në Siri

Më: 1 prill 2015 Në ora: 22:16

Në Turqi sot janë arrestuar tetë shtetas britanikë derisa po tentonin të kalonin ilegalisht nga Turqia në Siri, ka bërë të ditur ushtria turke

Britanikët janë arrestuar në afërsi të provincës Hataj në anën turke mes kufirit me Sirinë,

Tani për tani nuk dihet arsyet pse nëntë njerëzit kanë tentuar ta kalojnë kufirin, njofton Reuters.

Mijëra të huaj janë bashkuar ISIS dhe grupeve tjera radikale në Siri dhe Irak, dhe shumë nga ta kanë kaluar nëpër Turqi,

Turqia është përballur me kritika për kontrollim të dobët të kufirit, dhe I janë kthyer akuzat nga shtetet e Evropës që nuk kanë mundur të ndalin xhihadistët që të udhëtojnë nëpër vendin e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat