Sarkozy para hetuesve

Bota

Sarkozy para hetuesve

Më: 1 prill 2015 Në ora: 10:36

Tre ditë pas një fitore të rëndësishme në zgjedhjet lokale, ish presidenti francez, Nicolas Sarkozy, është paraqitur para hetuesve të cilët po merren me financimin e fushatës së tij presidenciale në vitin 2012.

Zyra e prokurorit së Parisit ka thënë se lideri i partisë konservatore, UMP, është marrë sot në pyetje nga një gjyqtar hetues i cili po merret me rastin e ish presidentit Sarkozy.

Para dy vjetësh, gjykata kushtetuese e Francës kishte vendosur që fushata e Sarkozisë, në vitin 2012, kishte tejkaluar kufnjtë e pranimit të parave për fushatë.

Të dielën, UMP arriti të fitojë zgjedhjet lokale të Francës, duke bërë kështu që partia e rivalit të Sarkozisë, presidenti aktual, Francois Hollande të humbas gati gjysmën e këshillave lokal që i kontrollonte deri më tash.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat