Hammond: Ka shumë punë deri te marrëveshja me Iranin

Bota

Hammond: Ka shumë punë deri te marrëveshja me Iranin

Më: 1 prill 2015 Në ora: 10:12

Bisedimet për çështje bërthamore në mes të Iranit dhe gjashtë fuqive botëore kanë rezultuar në “kornizë të gjërë të mirëkuptimit”, por ka ende “shumë punë për tu bërë, ka thënë sot ministri i jashtëm britanik, Philip Hammond në Luzanë të Zvicrës.

“Unë mendoj se kemi kornizë të gjërë të mirëkuptimit, por ka ende disa çështje kyqe që duhet të trajtohen. Disa prej tyre janë shumë të detajizuara dhe teknike, prandaj ka ende shumë punë për tu bërë, por ne jemi duke u marrë me to dhe do të vazhdojmë tutje”, ka thënë Hammond për mediat britanike në Zvicër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat