Tërhiqet ISIS , pastrohet Tikriti

Bota

Tërhiqet ISIS , pastrohet Tikriti

Më: 26 mars 2015 Në ora: 18:34

Ekstremistët shiitë janë tërhequr nga Tikriti para ofensivës të trupave irakiane, ka thënë gjeneral Llojd Ostin, komandant i komandës qendrore amerikane.

Sipas tij shiitët janë tërhequr nga ato territore dhe rreth 4 mijë pjesëtarë të ushtrisë dhe policisë irakiane “po e pastrojnë” Tikritin, transmeton AFP.

Forcat e koalicionit dhe ato irakiane kanë sulmuar sot në mëngjes kompleksin e pallateve në Tikrit në të cilën gjendeshin pjesëtarë të ISIS, ka thënë zëdhënësi i ministrisë së Mbrojtjes Tahsen Sadik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat