Një gazetar vritet në Stamboll

Bota

Një gazetar vritet në Stamboll

Më: 26 mars 2015 Në ora: 12:30

Së paku një person është vrarë në Stamboll ndërsa tre janë plagosur, në shpërthimin e një bombe para redaksisë së revistës proislamike “Adimlar” në Stamboll ka thënë sot policia turke.

Bomba është vendosur para derës së redaksisë, e cila gjendet në katin e tretë të ndërtesës ndërsa është aktivizuar mbrëmë kur është hapur dera.

Në sulm është vrarë gazetari kësaj reviste që del një herë në muaj e afërt me një organizatë turke militante islamike, Unsal Zor(45) transmeton AP.

Motivi dhe akterët e këtij sulmi tani për tani nuk dihen dhe askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat