Gjendet edhe kutia e dytë e zezë

Bota

Gjendet edhe kutia e dytë e zezë

Më: 25 mars 2015 Në ora: 16:49

Kutia e dytë e zezë e aeroplanit të kompanisë gjermane “German Wings është gjetur por eshtë shumë e dëmtuar.

Hetuesit francezë kanë thënë se çipi i memories së kutisë që është për regjistrimin e të dhënave ka rënë nga pozita e saj dhe nuk mund të gjendet por shpresojnë se do të kenë sukses që të vijnë deri tek të dhënat nga pajisja e regjistrimit të zërit të pilotit.

Në tragjedinë e djeshme kanë vdekur 150 udhëtarët por zyrtarët shpresojnë se kutia e zezë edhe pse keq e dëmtuar do të ofrojë për atë që ka ndodhur në fluturimin e djeshëm nga Barcelona në Dusseldorf, raporton BBC .

Ministri francez i Punëve të Brendshme besojnë se kutia do t’iu duhet edhe pse është mjaft e dëmtuar./KosovaPress/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat