Merkel dhe Hollande mbërrijnë në vendin ku u rrëzua avioni

Bota

Merkel dhe Hollande mbërrijnë në vendin ku u rrëzua avioni

Më: 25 mars 2015 Në ora: 15:39

Presidenti francez Hollande, Kancelarja gjermane Merkel dhe kryeministri spanjoll Rajoy mbërrijnë në vendin e tragjedisë ku u rrezua avion gjerman.

Më herët liderët kanë parë nga avioni të gjithë zonën e aksidentit ajror.

Të enjten do të fillojë identifikimi i trupave të viktimave të Germanwings Airbus i rrëzuar të martën.

Kjo u njoftua nga Laurent Jaunetre, kapiteni i ekipeve të shpëtimit në policinë e Grenoble.

“Mjekët ndodhen në vendin e rrëzimit dhe janë duke kryer përgatitjet për nisjen e identifikimit të viktimave.

Sipas informacioneve të “Le Figaro”, trupat do të transportohen në spitalet në Marsejë dhe Paris, për t’u identifikuar.

Viktimat do t’i nënshtrohen një analizave të ADN­së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat