Turkmenët afganë kërcënojnë me grevë urie

Bota

Turkmenët afganë kërcënojnë me grevë urie

Më: 6 mars 2015 Në ora: 18:35

Një grup i turkmenëve afganë janë kërcënuar se do të nisin një grevë urie nëse forcat e armatosura të Turkmenistanit vazhdojnë të marrin tokat e fshatarëve duke i konsideruar të vetat.

Fshatarët turkmenë në qarkun verior afgan të Qarqeenit thonë se forcat turkmene janë duke “iu marrë tokat e tyre në një ishull” që është formuar para disa vjetësh në Lumin Amu, që shëben si kufi në mes të Afganistanit dhe Turkmenistanit.

Turkemënt etnik thonë se Turkmenistani së fundi ka dërguar forca ushtarake në ishull të cilët kanë nisur të vendosin rrethoja duke iu pamundësuar kështu atyre që të arrijnë ishullin në fjalë.

Komuniteti i turkmenëve etnik përbënë 3 % të popullatës 31 milionëshe të Afganistanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat