Putin merr 10% më pak të pagës

Bota

Putin merr 10% më pak të pagës

Më: 6 mars 2015 Në ora: 13:16

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka nënshkruar një dekret, i cili zvogëlon pagën e tij, ashtu si edhe të zyrtarëve të tjerë të lartë, për 10 për qind.

Kremlini ka njoftuar se pagat e Putinit, kryeministrit Dmitry Medvedev, prokurorit të përgjithshëm, Yury Chaika, dhe të kreut të Komitetit Hetues, Aleksandr Bastrykin, do të shkurtohen për 10 për qind nga 1 marsi deri më 31 dhjetor.

Nga 1 maji, zvogëlimi i pagës do të aplikohet edhe për të punësuarit në administratën e Kremlinit dhe kabinetin e qeverisë.

Reduktimet vijnë në kohën kur Rusia po përballet me krizë ekonomike, për shkak të rënies së çmimit të naftës dhe sanksioneve ndërkombëtare kundër saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat