Shpërthim tritoli edhe në Itali, plagosen rëndë tetë të rinj

Bota

Shpërthim tritoli edhe në Itali, plagosen rëndë tetë të rinj

Më: 5 mars 2015 Në ora: 21:17

Tetë të rinj italianë kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm ditën e sotme në provincën Altamura, Bari.

Sipas mediave italiane, të rinjtë e plagosur janë të moshave 22 deri 26 vjeç.

Disa prej të rinjve ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore dhe janë dërguar me urgjencë në spitalin e qytetit.

Policia, ambulanca dhe zjarrfikëset kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, për të normalizuar situatën.

Ende nuk dihen shkaqet zyrtare të këtij shpërthimi, por sipas hetimeve paraprake dyshohet se shpërthimi është kryer me një bombë artizanale.

Tre prej të plagosurve ndodhen në gjendje kritike për jetën. Njëri prej tyre, 25 vjeç, nuk mban mend emrin e tij dhe ka dëmtime të renda në fytyrë si pasojë e shpërthimit.

Megjithëse lokali ku ndodhi shpërthimi nuk njihet si problematik, në vendngjarje kanë shkuar edhe hetuesit e drejtorisë “Antimafia” të Barit, të cilët kanë dyshime se mund të jetë një provokim për të frikësuar banorët e zonës nga persona që kontrollojnë lokalet e lojërave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat