NATO: Ushtarë rusë po vdesin në Ukrainë

Bota

NATO: Ushtarë rusë po vdesin në Ukrainë

Më: 5 mars 2015 Në ora: 19:38

Një zyrtar i lartë i NATO-s ka thënë se trupa ruse janë duke vdekur në lindje të Ukrainës, ku janë duke luftuar përkrah rebelëve pro-rusë.

Zëvendëssekretari i përgjithshëm i NATO-s, Alexander Vershbow, ka thënë sot në Riga të Letonisë se përfshirja e Rusisë në lindje të Ukrainës ka nisur të humbasë mbështetjen e rusëve.

Moska ka mohuar kategorikisht praninë e trupave të saj në lindje të Ukrainës.

Vershbow ka thënë se Rusia ka përgjegjësi të veçantë për shtensionimin e konfliktit atje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat