Kryeministri italian, Renzi po qëndron në Moskë

Bota

Kryeministri italian, Renzi po qëndron në Moskë

Më: 5 mars 2015 Në ora: 12:21

Kryeministri italian, Matteo Renzi është duke qëndruar për vizitë në Moskë për bisedime me presidentin rus, Vladimir Putin, dhe kryeministrin Dmitry Medvedev.

Kremlini ka thënë se agjenda e bisedimeve mes Renzit dhe Putinit përfshinë konfliktin në Ukrainë dhe implementimin e marrëveshjes së 12 shkurtit të arritur në Minsk.

Ata do të diskutojnë edhe situatën në Siri dhe Libi dhe përhapjen e rrezikut nga militantët e Shtetit Islamik.

Ata gjithashtu do të flasin për bashkëpunim ekonomik në tregti dhe sektore të tjera ekonomike, etj.

Tregtia në mes të dy vendeve është ndikuar nga sanksionet e vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj Moskës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat