Autobusi rrëzohet në greminë, vdesin 20 artistë të operës

Bota

Autobusi rrëzohet në greminë, vdesin 20 artistë të operës

Më: 3 mars 2015 Në ora: 13:18

Dhjetëra persona kanë mbetur të vdekur në Kinë dhe 13 të tjerë të plagosur rëndë si pasojë e rrëzimit të një autobusi në lindje të vendit.

Sipas agjencisë së lajmeve “Xinhua”, aksidenti i rëndë ndodhi në orët e para të ditës së martë në qytetin Linzhou, në veri të provincës Henan.

Në bordin e autobusit ndodheshin 33 anëtarë të trupës operistike të qytetit, ku një 20 nga të cilët mbetën të vdekur.

Dyshohet se mjeti ka rrëshqitur dhe më pas dalë nga rruga, duke përfunduar në greminë. Sipas zyrtarëve, sikur të mos kishin qenë pemët, numri i viktimave do të kishte qenë edhe më i madh.

Autoritetet e shpëtimit kanë nxjerrë nga autobusi të mbijetuarit, duke i dërguar me urgjencë në spitalin e qytetit.

Aksidentet e këtyre përmasave janë të zakonshme në Kinë, kryesisht në rrugët e zonave të thella dhe të pamirëmbajtura dhe me mungesa të theksuara të elementëve të sigurisë.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat