Ghani e anulon vizitën në Iran

Bota

Ghani e anulon vizitën në Iran

Më: 1 mars 2015 Në ora: 18:43

Presidenti afgan, Ashraf Ghani, e ka anuluar vizitën zyrtarë në Iran e paraparë për javën e ardhshme për shkak të zisë për viktimat e një orteku që mori jetën e mbi 200 personave.

Ghani përmes një fjalimi në televizion ka thënë se Afganistani ka kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar ndihmë për të mbijetuarit e kësaj katastrofe.

Ai ka thënë se “dëmi është shumë i madh që qeveria ta përballojë e vetme”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat