Kirgizstan: Komunistët protestojnë kundër diplomatit amerikan

Bota

Kirgizstan: Komunistët protestojnë kundër diplomatit amerikan

Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 10:13

Rreth 30 përfaqësues të Partisë Komuniste të Kirgizstanit dhe Fondacionit Botëror të Rusisë janë mbledhur para Ambasadës së SHBA-ve në Bishkek, duke protestuar kundër emërimit të Richard Miles si i ngarkuar me punë në misionin diplomatik amerikan në kryeqytetin kirgiz.

Liderja e Partisë Komuniste, Klara Ajibekova, është një nga pjesëmarrësit e protestës.

Ajo i ka thënë Radios Evropa e Lirë se arritja e Z. Miles është një “ngjarje me rëndësi” pasi në “çdo shtet ku Miles ka punuar si diplomat, janë nisur konflikte të armatosura”.

“Për këtë arsye ne nuk duam që Kirgizstani të gjendet në një situatë të tillë”, ka thënë ajo.

Richard Miles është emëruar si i ngarkuar me punë në Ambasadën e SHBA-ve në Bishkek, më 13 shkurt, derisa arritja e Ambasadores së emëruar, Sheila Gwaltney është shtyrë.

Miles ka shërbyes si Ambasador në Azerbajxhan nga viti 1992 deri më 1993, si shef i misionit diplomatik amerikan në Beograd nga viti 1996 deri më 1999, dhe si ambasador në Bulgari, prej vitit 1999 deri më 2002.

Ai gjithashtu ka shërbyer si Ambasador në Gjeorgji, nga 19 prilli i vitit 2002 deri më 15 gusht 2005.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat