ISIS liron reporterin japonez, shkëmbim pengjesh

Bota

ISIS liron reporterin japonez, shkëmbim pengjesh

Më: 28 janar 2015 Në ora: 19:22

Pengu japonez dhe piloti jordanez, që të dy pengje në duart e shtetit islamik të ISIS, u liruan në këmbim të Sajida Rishawi, terroristes së dënuar me vdekje nga drejtësia jordaneze. Ky lajm konfirmohet nga televizioni al Jazira, i cili citon një mesazh të përfaqësuesve të ISIS. Jordania ka liruar terroristen Sajida al-Rishawi, kamikazen irakene e arrestuar në vitin 2005, duke u shkëmbyer me pengje që mbaheshin nga ISIS. “Sajida al-Rishawi ndodhet në tokën e Kalifatit”, komunikohet nga përfaqësues të ISIS në një deklaratë të tyre, duke konfirmuar lirimin e pengut japinez Kenji Goto i cili është nisur nga Siria drejt Jordanisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat