Hezbollahu vret dy ushtarë izraelitë

Bota

Hezbollahu vret dy ushtarë izraelitë

Më: 28 janar 2015 Në ora: 17:53

Izraeli ka bërë të ditur se dy ushtarë të tij janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur nga një sulm në një zonë të kontestuar midis Izraelit dhe Libanit.

Ushtria izraelite është përgjigjur duke hedhur disa mortaja në jug të Libanit.

Po ashtu, forca paqeruajtëse e Kombeve të Bashkuara në këtë rajon ka thënë se një ushtar i saj është vrarë.

Grupi militant i Libanit, Hezbollah, ka thënë se ka kryer sulmin.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se vendi i tij “do të përgjigjet me forcë kundër atyre që e sfidojnë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat