Nazarbaev: Rusia dhe Ukraina të bëjnë kompromis

Bota

Nazarbaev: Rusia dhe Ukraina të bëjnë kompromis

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 13:58

Presidenti i Kazakistanit, Nursultan Nazarbaev, gjatë vizitës së sotme në Kiev të Ukrainës, ka bërë thirrje për arritje të kompromisit ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, në mënyrë që të përfundoj konflikti në pjesën lindore të Ukrainës.

“I bëjë thirrje Rusisë dhe Ukrainës të mendojnë për gjetjen e kompromisit, në mënyrë që të dalin nga ky konflikt dhe të ruhet integriteti territorial i Ukrainës, pasi kjo situatë është absurde dhe nuk duhet të ndodhë”, ka thënë presidenti Nazarbaev, pas takimit me presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko, raporton agjencia Interfax.

Këto komente të tij sugjerojnë se ai është i shqetësuar për ndikimet e krizës së Ukrainës në Kazakistan, që është partner i Rusisë në tregti dhe grupime të sigurisë, që janë inicuar nga presidenti rus, Vlaidmir Putin. Kazakistani, po ashtu, zhvillon lidhje të afërta me perëndimin.

Ndalesa e Rusisë për pjesën më të madhe të importeve ushqimore nga perëndimi, që është pjesë e përgjigjes së Moskës ndaj sanksioneve të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, të ndërmarra për ta ndëshkuar Kremlinin për ndërhyrjen e tij në Ukrainë, ka çuar në mospajtime tregtare ndërmjet Rusisë dhe Kazakistanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat