Serbia i premton Rusisë: S’ka sanksione

Bota

Serbia i premton Rusisë: S’ka sanksione

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 11:58

Kryetarja e Parlamentit të Serbisë, Maja Gojkoviq, ka premtuar se vendi i saj nuk do të vendosë kurrë sanksione ndaj Rusisë.

Serbia synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, por nuk ka ndjekur BE-në në ndëshkimin e Rusisë, për shkak të ndërhyrjes në Ukrainë.

Duke folur në Moskë, Gojkoviq ka siguruar ligjvënësit rusë se qëndrimi i Serbisë nuk do të ndryshojë.

Ajo ka thënë se “vendimi strategjik” i Serbisë për t’iu bashkuar BE-së “nuk është dhe nuk do të jetë pengesë për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve vëllazërore me Rusinë”.

“Serbia kurrë nuk do të ndërmarrë sanksione ndaj Rusisë, sepse sanksionet kurrë nuk kanë sjellë asgjë të mirë dhe nuk mund të ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve”, ka thënë Gojkoviq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat