Kinë: 30,000 të arrestuar për pornografi dhe lojëra fati

Bota

Kinë: 30,000 të arrestuar për pornografi dhe lojëra fati

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 11:42

Agjencia zyrtare e lajmeve në Kinë, Xinhua, raporton se autoritetet kineze kanë arrestuar mbi 30,000 persona, gjatë bastisjeve dymujore kundër pornografisë dhe lojërave të fatit.

Lojërat e fatit janë të paligjshme në Kinë qysh në vitin 1949, edhe pse llotaria shtetërore funksionon.

Kina ka nisur fushatën kundër pornografisë në muajin prill, në kuadër të përpjekjeve për të “pastruar” Internetin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat