Irak: Avancim i kurdëve kundër militantëve të IS-it

Bota

Irak: Avancim i kurdëve kundër militantëve të IS-it

Më: 20 dhjetor 2014 Në ora: 11:31

Forcat kurde në Irak pretendojnë se kanë bërë më tepër avancime kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS).

Një udhëheqës i lartë i forcave kurde, të njohura me emrin Peshmerga, tha se dje militantët e Shtetit Islamik janë detyruar të largohen nga rajoni Snury, në veri të malit Sinxhar.

Ky pretendim për avancim u bë vetëm një ditë pasi forcat kurde e shpërthyen një rrethim në malin Sinxhar, duke e cilësuar këtë si fitoren e tyre më të madhe në luftën e deritashme kundër militantëve të Shtetit Islamik.

Grupi ekstremist, Shteti Islamik, ka okupuar territore të gjëra në Siri dhe Irak, më herët gjatë këtij viti, duke vrarë ose larguar nga shtëpitë e tyre mijëra persona shiitë dhe jo-myslimanë në rajon, por tash duket se luftimet në pjesën veriore të Irakut po marrin një drejtim tjetër.

Presidenti i rajonit kurd në Irak, Masud Barzani, personalisht po e udhëheq ofensivën për rimarrjen e kontrollit në gjithë hapësirën e Sinxharit, në pjesën veriperëndimore të Irakut, në kufirin me Sirinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat