Pse u mbajt e fshehtë vdekja e tezes së Kim Jong-un?

Bota

Pse u mbajt e fshehtë vdekja e tezes së Kim Jong-un?

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 22:33

Tezja e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka vuajtur nga një ishemi fatale, ndërsa po fliste në telefon me të dhe po e pyeste për ekzekutimin e bashkëshortit. Kjo bëhet e ditur nga një burim i shërbimit sekret koreano-verior.

Kim Kyung Hee ishte motra e Kim Jong Il, liderit koreanoverior, i cili vdiq tre vjet më parë, duke ia kaluar pushtetin të birit. Bashkëshorti i saj, Jang Song Thaek, që u ekzekutua në dhjetor, ka tronditur mjaft vëzhgues në botë. Para ekzekutimit, ai njihej si figura e dytë më e fuqishme në vend. Mirëpo lideri i ri i Koresë së Veriut i ktheu shpinën atij vitin e shkuar, duke e ekzekutuar, pasi e akuzoi për përpjekje për të rrëzuar qeverinë.

Ditë pas ekzekutimit, gruaja e Jang-ut pësoi isheminë e tretë, sipas Kang Myung-do, punonjësit të shëbrimit sekret, njëherësh dhëndërr i ish-kryeministrit të Koresë së Veriut, Kan Sun San. Ajo po fliste në telefon me Kim Jong-un, ndërsa po vuante nga ishemia, tha Kang. Ajo u hospitalizua dhe më vonë, vdiq.

Vdekja nuk u bë publike, pasi ajo vdiq disa ditë pas ekzekutimit të të shoqit dhe qeveria nuk donte që njerëzit të mendonin se vdekja e saj lidhej me ekzekutimin e tij. Mediet koreane kanë raportuar se ajo bëri vetëvrasje pesë ditë pas vrasjes së të shoqit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat