Pakistan: Nga sulmet ajrore – 20 militantë të vrarë

Bota

Pakistan: Nga sulmet ajrore – 20 militantë të vrarë

Më: 25 nëntor 2014 Në ora: 15:08

Ushtria e Pakistanit thotë se nëpërmjet sulmeve ajrore i ka vrarë 20 militantë në pjesën veriperëndimore që kufizohet me Afganistanin.

Sulmet ajrore janë ndërmarrë sot në rajonet fisnore të Vaziristanit Verior.

Duke i cituar zyrtarët e inteligjencës së Pakistanit, agjencia AFP raporton se personat e vrarë ishin luftëtarë të rrjetit terrorist Haqqani, dhe të njësive të komandantit taliban pakistanez në Vaziristanin Verior.

Rrjeti Haqqani është i dyshuar se ka dorë në sulmin vetëvrasës para dy ditësh në një takim volejbolli, me ç’rast ishin vrarë 57 vetë.

Ushtria e Pakistanit thotë se i ka pastruar 80% të territorit të Vaziristanit Verior nga militantët, prej se e ka filluar ofensivën madhore në muajin qershor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat