Policia në pjesën jugore të Kirgizisë e ka arrestuar një grua lidhur me dyshime se e kishte shitur një femër për skllavëri seksuale.
Zyrtarët e policisë së qytetit Osh i thanë sot Radios Evropa e Lirë se gruaja 41 vjeçare, e identifikluar vetëm me emrin Ainura, ishte arrestuar për dyshime për trafikim njerëzor, pasi një femër 33 vjeçare (me emrin Gulnara), e njohur e saj, i kishte thënë policisë se ajo e kishte shitur për skllavëri seksuale në Turqi.
Viktima pretendon se e dyshuara i kishte premtuar asaj punë të pastrueses, duke e shitur për 5 mijë dollarë te një shtetas turk, i cili e kishte detyruar atë të punonte si prostitute për tre muaj.
Aktivistët për të drejtat e njeriut thonë se 58 gra nga qyteti Osh kanë shpëtuar nga skllavëria seksuale prej janarit të këtij viti.