Ka gjasë që bisedimet me Iranin të shtyhen për vitin e ardhshëm

Bota

Ka gjasë që bisedimet me Iranin të shtyhen për vitin e ardhshëm

Më: 24 nëntor 2014 Në ora: 14:35

Një diplomat perëndimor thotë se bisedimet për porgramin atomik të Iranit, me gjasë do të zgjaten deri më 1 korrik të vitit 2015.

Agjencia Reuters raporton se ky diplomat në Vjenë i ka bërë këto komente disa orë para kalimit të afatit të përcaktuar nga të dy palët, sonte në mesnatë, për arritjen e marrëveshjes për ndaljen e programit bërthamor iranian, në këmbim për tërheqjen e sanksioneve perëndimore, që e kanë dëmtuar ekonominë e Iranit.

Diplomati, po ashtu, tha se Irani dhe gjashtë fuqitë botërore, që po zhvillojnë negociata me Teheranin për mbylljen e këtij mospajtimi 12 vjeçar, do të synojnë arritjen e marrëveshjes në muajin mars.

Më herët diplomatët janë cituar duke thënë se takimet në Vjenë, që filluan javën e kaluar në Vjenë, me gjasë do të mbyllen sot pa marrëveshje dhe do të vazhdojnë në dhjetor.

Një takim i pasditës ndërmjet ministrave të jashtëm të Iranit dhe gjashtë ministrave të jashtëm të Shteteve të Bashkuara, Rusisë, Kinës, Britanisë, Francës dhe Gjermanisë, ka zgjatur afro 90 minuta.

24 nëntor 2014E m

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat