Zyrtarët: Marrëveshja atomike duket e pamundshme

Bota

Zyrtarët: Marrëveshja atomike duket e pamundshme

Më: 23 nëntor 2014 Në ora: 20:04

Zyrtarët thonë se negociatat ndërmjet gjashtë fuqive botërore dhe Iranit, vështirë se do ta hapin rrugën për marrëveshje të përhershme për programin atomik iranian, para 24 nëntorit, që është afati i përcaktuar, megjithë diplomacinë e furishme të minutës së fundit.

“Për të arritur marrëveshje gjithpërfshirëse duket fizikisht e pamundshme”, raporton sot agjencia Reuters duke e cituar një zyrtar evropian, që ka folur në kushte të anonimitetit.

Një pjesëtar i delegacionit të Iranit në negociatat e Vjenës i ka dhënë jehonë kësaj deklarate duke thënë se “është e pamundshme të arrihet marrëveshje finale dhe gjithpërfshirëse”.

Grupi i 6 shteteve, Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Kina, Rusia dhe Gjermania, dëshirojnë marrëveshje me të cilën Irani do të siguroj se nuk do të zhvilloj kapacitete për prodhimin e armatimit bërthamor.

Në këmbim, këto vende ofrojnë tërheqje të sanksioneve ekonomike ndërkombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat