SHBA dhe aleatët kanë ndërmarrë sulme të reja ajrore

Bota

SHBA dhe aleatët kanë ndërmarrë sulme të reja ajrore

Më: 21 nëntor 2014 Në ora: 18:17

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët i kanë ndërmarrë 29 sulme ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik në Siri dhe Irak, gjatë 72 orëve të fundit.

Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara ka njoftuar sot se 23 sulme janë ndërmarrë në Irak, përfshirë 6 sosh afër qytetit Baixhi, kundër objekteve, makinave dhe njësive taktike të Shtetit Islamik.

Gjashtë sulmet e tjera janë bërë afër qytetit Kobani në Siri, ku luftëtarët kurdë të rrethuar, po luftojnë kundër militantëve të Shtetit Islamik.

Nga ana tjetër, militantët e Shtetit Islamik e kanë ndërmarrë një ofensivë kundër qytetit Ramadi, në provicnën Anbar në Irak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat