Kurdët nga Iraku nisin të hyjnë në Kobani

Bota

Kurdët nga Iraku nisin të hyjnë në Kobani

Më: 30 tetor 2014 Në ora: 13:40

Një kontingjent me 10 luftëtarë kurdë nga Iraku ka hyrë në Kobani të Sirisë, për të ndihmuar kurdët atje që të zmbrapsin militantët e Shtetit Islamik.

Zyrtarët kurdë dhe turq janë cituar të kenë thënë se vendosje më e madhe e forcave kurde pritet brenda orësh.

Në ndërkohë, Siria ka akuzuar Turqinë për “shkelje flagrante” të sovranitetit të saj, duke iu lejuar “forcave të huaja dhe grupeve terroriste” të hyjnë në Siri.

Një total prej 100 trupash peshmerga kanë arritur tashmë në juglindje të Turqisë.

Mbi 800 njerëz janë vrarë dhe 200,000 të tjerë kanë lënë shtëpitë e tyre prejse militantët e Shtetit Islamik kanë nisur ofensivën në Kobani, në kufi me Turqinë, gjashtë javë më parë.

Fushata ajrore, e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, nuk ka arritur të thyejë dominimin e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat