E gjithë kopeja ngordh pasi shkon pas një deleje që u hodh në humnerë

Bota

E gjithë kopeja ngordh pasi shkon pas një deleje që u hodh në humnerë

Më: 30 tetor 2014 Në ora: 12:57

230 dele kanë ngordhur dhe 100 të tjera kanë humbur pas një "vetvrasjeje masive" në malet e qytetit Hakkari në Turqi.

Ngjarja ka nisur pas largimit të një deleje nga kopeja, e cila ka rënë nga shkëmbi në humnerë dhe më pas është ndjekur nga e gjithë kopeja e përbërë nga 330 dele, transmeton Albeu.com.

Bariu i kopesë ka thënë se gjatë kohës që ka ndodh ngjarja, moti ka qenë me mjegull të dendur dhe reshje bore dhe se kjo ka qenë edhe arsyeja për dëmin kaq të madh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat