SHBA: Mjeku në Nju Jork – pozitiv në Ebola

Bota

SHBA: Mjeku në Nju Jork – pozitiv në Ebola

Më: 24 tetor 2014 Në ora: 08:13

Mjeku amerikan, Craig Spencer, që është kthyer në Nju Jork pasi ka punuar me pacientët me virusin Ebola në Afrikën Perëndimore, është i prekur nga kjo sëmundje, ka njoftuar prefekti i Nju Jorkut, Bill de Blasio, mbrëmë vonë.

Mjeku Spencer , i cili ka punuar me organizatën Mjekët pa Kufij, tashmë është pranuar në spital.

Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, tha se prej se ishte kthyer në Shtetet e Bashkuara, në fillim të këtij muaji nga Guinea, zoti Spencer kishte pasur kontakt me “shumë pak njerëz”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat