Kim Jong-un ekzekuton ministra, arkitektë, gjeneralë...

Bota

Kim Jong-un ekzekuton ministra, arkitektë, gjeneralë...

Më: 23 tetor 2014 Në ora: 23:55

Në javët e fundit, disa zyrtarë të shquar të Koresë së Veriut praktikisht janë zhdukur. Në fakt, ata nuk po shihen në raportimet e mediave shtetërore të Koresë së Veriut. Me këtë shtohet frika se udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka urdhëruar një tjetër spastrim të gjerë gjatë mungesës së tij në publik, transmeton Telegrafi.
Gazeta e përditshme koreano-jugore, “JoongAng Daily”, njoftoi se zyrtarët kyçë të kabinetit të Koresë së Veriut kanë munguar në ngjarjet e mëdha publike gjatë javëve të fundit.
Një burim i "besueshëm" i gazetës pohoi se kishte marrë informacione se gjashtë zyrtarë në nivel ministrash janë ekzekutuar.
Sipas listës së mësipërme, janë zhdukur Sim Chol-ho (ministër i Telekomunikacionit), Oh Won-chun (arkitekt i shquar dhe zyrtar për ndërtimtari), gjenerali Ri Pyong-chol (komandanti i Forcave Ajrore të Koresë së Veriut), Chang Ung (anëtar i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar), si dhe Ri Yong-Gil (shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Koresë së Veriut).
"Historia e spastrimeve është e mundur. Tani për tani nuk mund të them asgjë më shumë se kaq", vuri në dukje Aidsan Foster-Carter, duke komentuar shkrimin e “JoongAng Daily”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat