Një britanik gjendet me fyt të prerë në Indonezi

Bota

Një britanik gjendet me fyt të prerë në Indonezi

Më: 22 tetor 2014 Në ora: 10:38

Një britanik është gjetur i vdekur, me duar të lidhura dhe me fyt të prerë, në ishullin Bali të Indonezisë.

Lajmin e ka konfirmuar ambasada britanike në Xhakartë.

Viktima është identifikuar si Robert Kelvin Ellis, 60 vjeç.

Policia në Bali ka thënë se Ellis ka jetuar në ishull për një kohë.

Më shumë detaje nuk janë bërë të ditura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat