Shesheli është diagnostifikuar me kancer në mëlçi

Bota

Shesheli është diagnostifikuar me kancer në mëlçi

Më: 18 tetor 2014 Në ora: 23:32

Radikali serb i cili po gjykohet për krime lufte në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës është diagnostifikuar me kancer në mëlçi.
Nënkryetari i Partisë Radikale Serbe, Milorad Mirçiq ka thënë për Agjencinë e Lajmeve Tanjug se lideri i radikalëve Vojislav Sheshel i cili ndodhet në qendrën e paraburgimit në Sheveningen është diagnostifikuar me kancer.
Ai tha se Shesheli është pajtuar që që ky informacion t’i bëhet i ditur publikut.
Mirçiq njoftoi se Partia Radikale nesër do të mbajë një konferencë për shtyp ku do të prezantohen më shumë detaje në lidhje me shëndetin e Vojislav Sheshelit.
Sheshel shtatë muaj më parë ishte diagnostikuar me kancer në zorrën e trashë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat